Flash News

KRYESORE

Valverde "i mbyll gojën" Ter Stegenit, reagim për deklaratat e portierit

Valverde "i mbyll gojën" Ter Stegenit, reagim për deklaratat

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, i ka dalë kundër portierit të tij Marc-Andre ter Stegen. Ky i fundit njihet për deklaratat e tij të forta dhe të sinqerta dhe një të tillë e lëshoi dhe për eliminimet e Barcelonës në Champions League ndaj Romës dhe Liverpool-it.

Si mund t’ia shpjegoj prindërve dhe gruas time eliminimin pasi kishim fituar 3-0 ndeshjen e parë me Liverpoolin?“, komentoi Ter Stegen.

Tekniku Valverde foli në lidhje me komentet e portierit të tij dhe tha se janë të nxituara dhe të gabuara.  “Sa i përket asaj që ka thënë Marc-Andre Ter Stegen, di të them që ndeshjet mund të shihen nga këndvështrime të ndryshme. Duhet t’i zgjidhim problemet brenda shtëpisë tonë dhe mos t’ua nxjerrim në pah të tjerëve“, thekson Ernesto Valverde.

 

 

Të fundit