Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Valverde "i mbyll gojën" Ter Stegenit, reagim për deklaratat e portierit
Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, i ka dalë kundër portierit të tij Marc-Andre ter Stegen. Ky i fundit njihet për deklaratat e tij të forta dhe të sinqerta dhe një të tillë e lëshoi dhe për eliminimet e Barcelonës në Champions League ndaj Romës dhe Liverpool-it.
“Si mund t’ia shpjegoj prindërve dhe gruas time eliminimin pasi kishim fituar 3-0 ndeshjen e parë me Liverpoolin?“, komentoi Ter Stegen.
Tekniku Valverde foli në lidhje me komentet e portierit të tij dhe tha se janë të nxituara dhe të gabuara. “Sa i përket asaj që ka thënë Marc-Andre Ter Stegen, di të them që ndeshjet mund të shihen nga këndvështrime të ndryshme. Duhet t’i zgjidhim problemet brenda shtëpisë tonë dhe mos t’ua nxjerrim në pah të tjerëve“, thekson Ernesto Valverde.