Flash News

KRYESORE

Valverde shkarkohet! Një emër i papritur merr drejtimin e Barcelonës

Valverde shkarkohet! Një emër i papritur merr drejtimin e

Nuk ka më dyshime! Trajneri Ernesto Valverde do të shkarkohet nga Barcelona dhe vendin e tij nuk do ta zërë një trajner i huaj.

Radio Catalunya raporton se agjentët e 55-vjeçarit janë thirrur në zyrat e klubit katalanas për të arritur një marrëveshje, që do të ishte e mirë për të gjitha palët.

L’Equipe, ndërkohë, shkruan se trajneri i ri i Barcelonës do të jetë Quique Setien. Në Camp Nou nesër do të mbahet një konferencë për shtyp e presidentit Bartomeu, ku do të zyrtarizohet trajneri i ri.

Setien së fundmi ka drejtuar Betisin. Ai nuk ishte emri i parë në listën e katalanasve, sepse më parë u tentua Xavi Hernandez. Përveç ekipit andaluzian, 61-vjeçari spanjoll ka punuar edhe te Las Palmas.

Të fundit