Flash News

KRYESORE

Van der Saar: Unitedit i duhen 500 mln euro blerje

Van der Saar: Unitedit i duhen 500 mln euro blerje

Edwin Van Der Sar ka folur për Manchester United, klubin ku ka fituar gjithçka, duke i kritikuar jo pak drejtuesit e "Djajve të kuq".

Sipas holandezit, problemet aktuale janë krijuar nga merkatoja shumë e dobët.

“Mendoj se United ka bërë merkaton më pak aktive në Premier League. 6-7 vitet e fundit drejtuesit kanë transferuar lojtar të njohur dhe kanë investuar para. Këtë herë, investuan në lojtarë të rinj e pa eksperiencë. Maguire ishte domosdoshmëri, ndërsa James dhe Wan-Bissaka nuk kanë as 100 ndeshje mes tyre.

Ky është gabimi që kanë bërë, pasi në këtë moment, United ka nevojë për lider dhe lojtarë që bëjnë diferencën. Mendoj se është një projekt mbi 500 milionë euro, pasi kanë nevojë për 7-8 lojtarë të rinj”, shtoi ish-portieri.

Të fundit