Flash News

KRYESORE

Van Dijk flet për marrëdhënien me Klopp dhe sekretin e karrierës

Van Dijk flet për marrëdhënien me Klopp dhe sekretin e

Mbrojtësi i Liverpool, Virgil Van Dijk, ka dhënë një prononcim interesant për Goal për shumë situata. Holandezi u shpall lojtari më i mirë i sezonit të kaluar nga UEFA.

“Me Klopp kam një lidhje të ngjashme me atë që kisha me Koeman te Southampton. Trajneri është kritik dhe di të marrë më të mirën nga unë, njësoj siç bënte holandezi. Sa herë që mediat më ngrenë në qiell me elozhe, Klopp i minimizon komplimentet që marr.

Kur UEFA më shpalli lojtarin më të mirë të sezonit dhe po bëhesha gati të shkoja në ceremoni, Jurgen i tha djemve të tjerë që ky trofe ishte në emër të gjithë skuadrës. Arritjet më entuziazmojnë, ndërsa Klopp më jep shumë respekt, por edhe shumë përgjegjësi.

Titulli? Arrij ta ndjej fitimin e titullit kampion. Tifozët e ndjejnë shumë mungesën e gjatë të këtij trofeu. Ata na shtyjnë gjithmonë për t’ia dalë dhe duan titullin kampion përpara gjithçkaje tjetër. Trajneri na e përsërit gjithmonë, duhet të mos e humbim përqendrimin dhe t’i marrim ndeshjet me radhë. Jemi ende në nëntor dhe rruga drejt titullit është e gjatë“.

Të fundit