Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, foli në lidhje me situatën që po kalon Anglia dhe kampionati i Premier Leagues. Gjiganti i mbrojtjes e pranon momentin e vështirë që po kalon e gjithë bota.
“Nëse do ta fitonim në një stadium të boshatisur dhe tifozët nuk do të ishin aty, do të më vinte shumë keq. Do të ndihesha shumë keq për ata”, ka thënë mbrojtësi i Të Kuqve për Mirror.
“Natyrisht, nëse nuk do të ketë tifozë në Anfield, do të jetë një goditje e rëndë. Askush nuk do të luajë pa tifozët. E njëjta gjë vlen për të gjithë klubet anglezë”.
“Gjithsesi, nëse dhe kur të ndodhë do të fitonim për ata, për tifozë tanë. Kjo situatë duhet përballuar me ndjeshmëri dhe arsye”, ka përfunduar Van Dijk.