Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Van Dijk snobon kritikat, mbrojtësi i Liverpool-it i përgjigjet si duhet
Mbrojtësi i Liverpool-it, Virgil Van Dijk, nuk është aspak i shqetësuar për golat që skuadra e tij po pëson. Ai mjaftohet me fitoren e ekipit dhe nuk shqetësohet për fjalët e kundërshtarëve.
"Nuk ka rëndësi, por askush nuk do të pësojë gola dhe kur fiton ndeshjen. Unë nuk do të shkoj në shtrat dhe të mendoj 'Oh m*t, ne pësuam një gol. Mjafton që skuadra të fitojë dhe gjithçka është në rregull.
"Ne duam të fitojmë në mënyrën më të mirë dhe sigurisht që nuk duam ndëshkohemi, por nëse ndodh dhe fitojmë ndeshjet jemi të gjithë të lumtur. Jemi në situatë të mirë, nuk mund ta anashkalojmë, por nuk kemi bërë akoma asgjë.
"Nuk mund të jemi kaq shumë të gëzuar, kur sezoni nuk ka shkuar ende në gjysmën e tij. Ne duam të vazhdojmë dhe të fokusohemi te ndeshja e radhës, duam të rikuperojmë dhe të përgatitemi në maksimum për ndeshjen kundër Bournemouthit në fundjavë", - tha ai.