Flash News

KRYESORE

Vangjel Dule: Kuvendi ka rënë. Presidenti të nisë shpërndarjen e tij

Vangjel Dule: Kuvendi ka rënë. Presidenti të nisë

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule shprehet se tashmë Kuvendi ka rënë dhe Presidenti duhet të nisë shpërndarjen e tij.

Sipas përllogaritjes së tij, tashmë nuk mund të plotësohen 140 deputetët në Kuvend nga opozita e re, ndaj në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, Presidenti duhet të marrë këtë vendim.

“Pavarësisht farsës së zëvëndësimit të opozitës, tani edhe me saktësi matematike nuk mund të plotësohet më kërkesa e nenit 64 të Kushtetutës për 140 deputetë. Kuvendi ka rënë. Në mungesë te Gjykatës Kushtetuese, arsyeja juridike kërkon nismën e Presidentit për shpërndarjen e tij”, shkruan Dule në Twitter.

Të fundit