Flash News

KRYESORE

Vangjel Dule largohet nga Vlora, në Gjirokastër mendohet mes Asllanit dhe Bejkos për të udhëhequr listën e PD

Vangjel Dule largohet nga Vlora, në Gjirokastër mendohet mes Asllanit

Kur kanë mbetur edhe 24 orë nga afati për të dorëzuar listën me kandidatët për deputetë, te PD po bëhen konsultat dhe llogaritë e fundit.

Tërheqja e Genc Rulit nga kandidimi ka krijuar një situatë të re në qarkun e Gjirokastrës. Politiko.al mëson se drejtuesit e PD po diskutojnë rreth tre emrave për drejtues të listës në këtë qark.

Këshilltari i presidentit, Ylli Asllani dhe kreu i degës së Gjirokastrës, Roland Bejko, janë dy kandidatët favoritë për të drejtuar listën. Megjithatë, garës i është shtuar edhe emri i kreut të PBDNJ, Vangjel Dule.

Dule pritet të mos kandidojë më në Vlorë si në 2013-ën, por në Gjirokastër, ndërsa shihet si e mundshme për të qenë ai kryesuesi i listës së PD, raporton Politiko.al.

Vendimi për Dulen pritet të merret shumë shpejt pas caktimit të dy aleatëve të tjerë, Nard Ndoka dhe Dashamir Shehi, në listat e Shkodrës dhe Tiranës.

*Shënim: Ftojmë Gazetën Tema dhe TiranaPost që nëse marrin lajmin të vendosin burimin dhe jo ta vjedhin siç vepruan ditën e djeshme.

Të fundit