Flash News

KRYESORE

Vangjush Dako dëmton opozitën në Durrës, ‘blen’ anëtarët e LSI, PR dhe PDIU

Vangjush Dako dëmton opozitën në Durrës, ‘blen’

Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, njësoj si homologu i tij në Tiranë, Erion Veliaj, ka arritur të kalojë buxhetin e bashkisë me vota ‘të blera’ nga opozita. Dako ka arritur të dëmtojë dukshëm opozitën, duke i marrë asaj shtatë këshilltarë, 4 nga LSI, 1 nga PR dhe 2 nga PDIU.

Në mbledhjen e zhvilluar paraditen e sotme, buxheti arriti të kalojë me votat e këshilltarëve të PS dhe atyre të marra nga LSI-PR-PDIU, ndërkohë që këshilltarët e PD-së nuk ishin të pranishëm në sallë.

Kjo është rrjedhja më e madhe që LSI përjeton në nivel bashkiak pas konfliktit të ashpër që ka nisur me PS-në.

Kryetarja Monika Kryemadhi u shpreh dy ditë më parë se ikja e një këshilltari nga LSI te PS në Tiranë nuk është problemi më i madh për momentin, por me sa duket kjo rrjedhje ka filluar të marrë përmasa të mëdha në partinë e dytë më të madhe të opozitës.

Të fundit