Flash News

KRYESORE

Vangjush Dako, në vend të një falënderimi, kërkon mirëkuptimin e pushuesve kosovarë

Vangjush Dako, në vend të një falënderimi, kërkon

Më në fund kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, është detyruar që t’u përgjigjet akuzave nga qytetarët kosovarë në media se bashkia dhe policia e këtij qyteti po i keqtrajton me qëllim pushuesit nga Kosova që vijnë në plazh.

Por Dako tha: "U kërkoj mirëkuptim, pushuesve nga Kosova” dhe sqaroi se bashkia është duke bërë investime në rrugët e qytetit dhe autobuzët nuk do të lejohen më të kalojnë në rrugën “Pavarësia”, pasi ajo është kthyer në pedonale”. Por kthimi i rrugën “Pavaërsia” në pedanoale nuk mund të ndodhë në mes të sezonit turistik, dhe pa asnjë paralajmërim, krejt papritur. Ndërkohë edhe autobusët e tjerë nga rrethet lejohen, vetëm autobusët e Kosovës jo.

Dako theksoi se 90% e të gjithë pushuesve që frekuentojnë plazhet në Durrës janë nga Kosova dhe ky nuk mund të konsiderohet diskriminim. “Për të rritur cilësinë e shërbimeve bashkia këtë vit ka kryer 4 investime rrënjësore në zonën e plazhit. Është ndërtuar kolektori i ujërave të zeza, është përmirësuar furnizimi me ujë të pijshëm i zonës së plazhit, është ndërtuar pedonalja gjatë verës së fundit”, u shpreh ai.

Kreu i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, tha se në kuadër të disiplinimit të qarkullimit rrugor bashkia ka vendosur që nga ora 8 e mëngjesit deri në 23 të mbrëmjes nuk lejohen të hyjnë në këtë rrugë as mjetet e tjera që bëjnë furnizim të dyqaneve, restoranteve apo hoteleve. Pas kësaj ore mund të qarkullojnë furgonat apo mjetet e tjera.

Dako nuk mund të “lajë duart” me një deklaratë të thatë, duke kërkuar falje apo mirëkuptim. Ai duhet të japë zgjidhje përfundimtare problemit dhe jo të sorollatë pushuesit. Në vend që t’i falenderojë ata që zgjodhën Durrësin, që nuk është aspak në kushte optimale pushimi, ai Durrës që Dako e ka katandisur si mos më keq, Dako u pret rrugën, i sorollat e u vë gjoba automjeteve. Ky është shpërblimi që jep kryebashkiaku për pushuesit kosovarë!

 

 

Të fundit