Flash News

KRYESORE

Vangush Dako tha se “i ka duart e pastra”, por ambasada amerikane i refuzoi vizën

Vangush Dako tha se “i ka duart e pastra”, por ambasada amerikane i

Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka folur për herë të parë sa i takon publikimit të përgjimeve ku dyshohet se ka komunikuar me një prej të arrestuarve të grupit Avdylaj.

I ftuar mbrëmë në emisionin “Opinion’, Dako ka deklaruar se është i pastër lidhur me figurën e tij si politikan , megjithatë ambasada amerikane i ka refuzuar vizën për në SHBA.

“Unë jam njeri me reputacion jo vetëm në Durrës, por në të gjithë Shqipërinë. Unë jam akullore, duart e mia janë akullore të pastra dhe jo si kreu i opozitës që i ka me gjak dhe të zeza. Unë jam njeri dhe kam ndjenja, por mbi të gjitha kam dhe familje”, u shpreh kryebashkiaku, i cili tha se kishte aplikuar me familjen për vizë në SHBA, por i ishte refuzuar që në aplikimin e parë.

“Kam shkuar me vajzën dhe gruan në ambasadë për të marrë vizën. Më pyetën te sporteli sa shtëpi ke, dy shtëpi i thashë. Sa makina ke, tre kam i thashë. Refuzimi i vizës ishte i përkohshëm. Mund të aplikoni sërish, më njoftuan nga Ambasada”, i cili shtoi se deri tani nuk ka preferuar të aplikojë për herë të dytë pasi sipas tij kjo histori do të përdorej jo në favor të tij në media.

Të fundit