Flash News

KRYESORE

VAR-i shpëton Spanjën, Irani kërkon të surprizojë Portugalinë

Spanja ka arritur një fitore me vlera ndaj skuadrës së Iranit me rezultatin 1:0. Megjithatë, për tu evidentuar ishte loja e ekipit aziatik, i cili bëri një paraqitje mjaft të mirë duke vënë në vështirësi ekipin e drejtuar nga Fernando Hierro.

Pjesa e parë u mbyll 0:0 dhe duhej të vinte minuta e 54’ që spanjollët të kalonin në avantazh me anë të Diego Kostës, i cili pas një lëvizje të bukur në zonë gjuan dhe shënon golin e parë të ndeshjës.

Goli nuk demoralizoi ekipin Iranian, të cilët barazuan në të 61’, por goli u konsiderua i parregult nga sistemi 'VAR'.

Ndeshjen e ardhshme, ekipi iberik do ta luajë kundër Marokut ndërsa iranianët do të sfidojnë Portugalinë.

Formacionet e ndeshjes:

Irani: Beiranvand, Pouraliganji, Rezaeian, Hoseini, Hajsafi (69′ Mohamadi), Ebrahimi, Amiri (86′ Godos), Ezatolahi, Ansarifard (74′ Jahanbaksh), Taremi, Azmun.

Trajner: K. Kueiroz

Spanja: De Gea, Karvahal, Pike, Ramos, Alba, Iniesta (71′ Koke), Buskets, L. Vazkez (79′ Asensio), D. Silva, Isko, D. Kosta (89′ Rodrigo).

Trajner: F. Hierro

 

Të fundit