Flash News

KRYESORE

Varën 6-vjeçarin në pemë, policia shoqëron 3 persona

Varën 6-vjeçarin në pemë, policia shoqëron 3 persona

Foto e një gjashtë vjeçari nga fshati Dragostun i Librazhdit, të varur prej rrobash në një pemë u shpërndarë me shpejtësi në media. Është xhaxhai i të miturit, Fati Methasa, 29 vjeç, ai që ka kryer këtë akt dhe më pas foton e ka publikuar në ‘Facebook’. “Ja ç’bën Babloku. Ata që bëjnë faj, Babloku i var, dënim me varje”, shkruan 29 vjeçari.

Vetëm një ditë pas publikimit të fotos, Policia e Elbasanit bën me dije se specialistët e seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd shoqëruan 3 shtetas nga fshati Zdrajsh, Librazhd, mes tyre edhe babain e djalit 6-vjeçar.

Të fundit