Flash News

KRYESORE

Variant ekstrem për Serie A, italianët mendojnë ndryshe nga UEFA

Variant ekstrem për Serie A, italianët mendojnë ndryshe nga UEFA

Italianët po e presin me padurim rikthimin e Serie A.

Sipas asaj që raporton Repubblica, drejtuesit e federatës po mendojnë një hipotezë ekstreme, ajo e shpëtimit të sezonit duke u kthyer në fushë në qershor. Pra, i bie që Serie A mbyllet në korrik.

Kjo ide mund të mos mbështetet nga UEFA, e cila i ka planifikuar datat e mundshme të finaleve të Champions League dhe Europa League (respektivisht 27 dhe 24 qershor).

Koronavirusi mbetet tema e ditës kudo nëpër Europë dhe është e vështirë të bëhen plane para kohe. Gjërat ndryshojnë nga momenti në moment.

Të fundit