Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Vasili: Banditët me Ramën në krye ndryshojnë ndarjen territoriale dhe dhunojnë kushtetutën
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se e ka kthyer Shqipërinë në çifligun e tij. Akuza e tij vjen pasi bëhet publik një dokument që tregon se qeveria ka ndryshuar hartën territoriale, të miratuar nga Parlamenti në vitin 2016, me një vendim të marrë 10 ditë më parë, të cilin e ka mbajtur në fshehtësi.
“Lexoni se si banditet e qeverisë ndryshojnë ndarjen territoriale dhe dhunojnë ligjin dhe Kushtetutën. Këta banditë me Edi Ramën në krye e kanë kthyer Shqipërinë në çiflig te tyre dhe e ndajnë në copa siç duan, e vjedhin dhe e plaçkisin.”, shkroi Vasili në Facebook.
Vendimi është marrë më 29 maj, një ditë para se Rama të niste fushatën. Rezulton se në hartat e reja që janë përditësuar, ka shumë ndryshime në disa bashki. Më e privilegjuara, besohet se është Tirana, që ka marrë territore të reja nga bashkitë fqinje, nga Kamza e Peqini. Kurse më e diskriminuara, është Bashkia e Rrogozhinës.
Specialistët llogarisin se kësaj bashkie, me vendim qeverie i janë hequr rreth 1200 hektarë, kryesisht në bregdet, dhe në zonën industriale. Më shumë ka përfituar Bashkia e Divjakës, ku zv-kryeministri Erion Braçe, i cili ka firmosur dokumentin është deputet.