Flash News

KRYESORE

Vasili: Dekalogu i mafies së vërtetë si shtet i Rilindjes

Vasili: Dekalogu i mafies së vërtetë si shtet i Rilindjes

Me anë të një postimi në Facebook, kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka renditur sipas tij 10 karakteristika të Rilindjes.  Vasili shkruan se dekalogu i mafies së vërtetë është shteti i Rilindjes.

“Lufta pa asnjë kompromis dhe me çdo mjet kundër një shteti të tillë, që shtyn shqiptarët drejt greminës së sigurtë është legjitime, jetike, e pandalshme dhe pa kthim pas”, shkruan ndër të tjera deputeti i LSI.

Postimi i plotë i Vasilit:

Dekalogu i mafies se vertete,qe eshte shteti i Rilindjes.

1.Rilindja nuk eshte ajo, qe qeveris ne asnje moment punet e shtetit,por mafia qeveris shtetin dhe pushtetin.

2.Rilindja krijon perdite ne parlament alibite ligjore per legjitimimin e mafies ne shtet dhe ne pushtet.

3.Rilindja nderton buxhetin e shtetit si nje porte gjigande nga hyn dhe del paraja e mafies,si vjedhje tenderash,koncesione gjithfaresh,pervetesim pronash publike etj etj..

4.Rilindja neutralizon e copton drejtesine,paralizon dhe kap prokurorine,qe mafia ne asnje menyre te mos denohet e pengohet prej saj.

5.Rilindja blen mediat qe te vertetat e mafies ne pushtet te mos behen prone e opinionit publik.

6.Rilindja i mbron hapur mafiozet sepse shtetin jua ka dhene atyre dhe prej tyre varet.

7.Rilindja ka nje kryeminister me nje platforme e model promafie nga e cila ai udhehiqet dhe te cilen mafia vete ja ka pergatitur,ndersa kryeministri eshte thjesht buratini qe e shqipton,qe merr meditjen per sherbimin e kryer dhe qe rri ne karrige per sa kohe qe mafia e gjykon.

8.Rilindja e mbush administraten me te denuar dhe te korruptuar sepse mafia punon me lehte me ta.

9.Rilindja paralizon policine dhe dekurajon e godet ata qe e luftojne krimin dhe trafiqet,qe mafia te jete e qete dhe e pa penguar ne punen e saj kriminale.

10.Rilindja eshte gjithnje ne krah te pushtetarit dhe gjithmone kunder qytetarit, sepse qytetari me ndergjegje shoqerore eshte armik i mafias.

Ky eshte Dekalogu i mafies se vertete si shtet i Rilindjes.

Lufta pa asnje kompromis dhe me cdo mjet kunder nje shteti te tille,qe shtyn shqiptaret drejt gremines se sigurte eshte legjitime,jetike,e pandalshme dhe pa kthim pas.

Të fundit