Flash News

KRYESORE

Vasili: Deri në Amerikë është e qartë se banditet e kryeministrit kanë fshehur skandalin e përdhunimit

Vasili: Deri në Amerikë është e qartë se banditet e

Duke iu referuar lajmit të publikuar nga Zëri i Amerikës, kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, shkruan se  rasti i Xhisela Malokut përfshin një tjetër skandal, pasi është referuar në Prokurori vetëm një ditë më parë.

Në statusin e publikuar në ‘Facebook’,Vasili thotë se deri në Amerikë është e qartë se banditet e kryeministrit kanë fshehur skandalin e përdhunimit dhe kanë përdhosur shtetin.

Postimi i Vasilit:

Zëri i Amerikës flet për skandalin e Fushë Krujës,kryeministri e ha turpin me bukë.

Zëri i Amerikës jep lajmin:

" Skandali i Fushë Krujës vetëm një ditë më parë u referua nga Policia në Prokurori".

Deri në Amerikë është e qartë se banditet e kryeministrit kanë fshehur skandalin e përdhunimit dhe kanë përdhosur shtetin.

Kryeministri ky genjeshtar pa shërim kishte deklaruar se do t’i largonte të tijet të përfshirë në skandale menjëherë.

Po ku ka mendere ky.

Ky është njesh me përdhunuesit.

Ç'skandale pret ky apo për një të çmendur si ky përdhunimi i shtetit,i policisë dhe i personit janë normalitete.

Të fundit