Flash News

KRYESORE

Vasili: Diktatura krijoi makina vrasëse, shqiptarët pasurimin e lehtë e shohin si virtyt

Vasili: Diktatura krijoi makina vrasëse, shqiptarët pasurimin e

Aktori Laert Vasili shpreh shqetësimin se shoqëria shqiptare po shkatërrohet duke promovuar antivlerat në vend të vlerave. Ai vë ën dukje faktin se shqiptarët pasurimin e lehtë e kanë si virtyt, ndërkohë që sipas tij diktatura në këto 45 vite krijoi një makinë vrasëse.

“ Ne vuajmë nga krijimi i njeriut të ri. Njeriu i ri në 45 vitet e diktaturës së proletariatit u formatua si një njeri pa fe, pa ide, pa asgjë. Një makinë vrasëse në duart e çdokujt. Kjo është arsyeja pse mafia shqiptare sot renditet e 7 në botë paçka sa jemi në numër popullsie as 1/50 e Bashkimit Sovjetik. Jemi të 7-t në botë se prodhojmë makina vrasëse.

Disa nga këto makina vrasëse në këto 30 vite erdhën në pushtet dhe pasurimin e lehtë sot e kësaj dite shqiptarët e quajnë si virtyt. Mjaft të uleni në kafenetë e Tiranës dhe çdo lloj qyteti tjetër dëgjohet fjalia: Lale ke bo ndonjë lek, ça ke bo? A ke nxjerrë gjë, a ka fitim, a ka pare lale? Dua të dëgjoj njerëz që flasin për parime, si do ndërtohet thelbi i shoqërisë që është familja, të ulet numri i divorceve.”, tha Vasili në Ora news.

Të fundit