Flash News

KRYESORE

Vasili flet pas darkës informale me Bashën: Opozita e bashkuar do të intensifikojë aksionin shumëplanësh

Vasili flet pas darkës informale me Bashën: Opozita e bashkuar do

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka deklaruar se opozita është e vendosur për të çuar deri në fund aksionin e saj.

Deklarata e Vasilit vjen pas darkës së mbrëmshme informale që zhvilloi kreu i PD, Lulzim Basha me aleatët.

Të pranishëm ishin kreu i PAA, Agron Duka, Dashamir Shehi i LZHK, kreu i PDK, Nard Ndoka dhe kryerepublikani Fatmir Mediu, ndërsa nga LSI, ishte Petrti Vasili.

Sa i takon situatës politike, zyra e shtypit pranë LSI sqaron se sipas Vasilit, opozita e bashkuar do të intensifikojë aksionin shumëplanësh.

“Opozita e bashkuar e vetmja garanci për daljen nga kriza dhe është e vendosur për të çuar deri në fund aksionin e saj”, shprehet Vasili, i cili shton se ka dakordësi e plotë për platformë që zgjidh krizën.

Sipas n.kryetarit të LSI, kryeministri Edi Rama është gjeneruesi e shkaku i krizës dhe jo zgjidhja.

“Edi Rama i interesuar vetëm që integrimi të dështojë, ndaj mazhorancës i intereson kriza si alibi për grabitjen me koncesione”, thotë ai.

Kryemadhi mungon në darkën e Bashës me aleatët, Salianji sqaron arsyen

Të fundit