Flash News

KRYESORE

Vasili heq zullumet e bashkëqeverisjes PS-LSI: Rama përgjegjësi kryesor për drogën

Vasili heq zullumet e bashkëqeverisjes PS-LSI: Rama përgjegjësi

Ish-kryetari i LSI, Petrit Vasili ka akuzuar ashpër kryeminstrin Rama, si përgjegjësin kryesor për kanabizimin e vendit. Ndërkohë që duke iu referuar shkarkimeve të fundit që kreu i qeverisë po bën nëpërmjet ultimatumeve të tij ndaj drejtorëve, Vasili i sugjeron Ramës dorëheqjen e tij dhe të drejtorëve të policisë.

Edhe pse në udhëtimin katër vjeçar ishte pjesë e qeverisë Rama, Vasili e zhbën këtë fakt duke i hequr zullumet nga vetja dhe forca politike që përfaqëson. Ndërsa shton se Qendra Europiane e Drogës raporton se, Shqipëria është në qendër të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Statusi i plotë:

“Qendra Europiane e Drogave raporton që Shqipëria është në qendër të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe situata është tejet kritike.

Kryeministri i Shqipërisë është përgjegjësi kryesor, së bashku me policinë që është nën hyqmin e tij.

Meqënëse kryeministri ka filluar shkarkimet kolektive, a do ta shkarkojë veten dhe drejtuesit e policisë?

Apo ëdhe për drogën, që po shkaterron vendin, ai s'ka asnjë faj e fajin edhe për këtë e kanë drejtorët e spitaleve?!”.

Të fundit