Flash News

KRYESORE

Vasili i publikon videon ministrit Lleshaj: Pse po e vonon dorëheqjen?

Vasili i publikon videon ministrit Lleshaj: Pse po e vonon dorëheqjen?

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ngre pyetjen përse ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, është duke e vonuar dorëheqjen. Deputeti i opozitës i referohet intervistës së parë që Lleshaj ka dhënë në emisionin ‘Opinion’, ku deklaroi se sjellja e policit do të jetë në fakt fytyra e tij si ministër, ndërkohë që sot Policia e Shtetit u godit nga skandali i efektivit në Malësinë e Madhe.

“Pse e vonon dorëheqjen Lleshaj?? Shiheni në video se si i merr përsipër vetë përgjegjësitë ministri i Brendshëm Lleshaj. Me siguri do ta ketë dhënë dorëheqjen pas ngjarjes së fundit të turpshme të policisë në Malësinë e Madhe. Ja shiheni vetë ç'ka thenë i intervistuar nga Fevziu”, shkruan Vasili.

Berhan Bajrakurti, me detyrë polic, ngacmonte seksualisht një vajzë 15 vjeçare, ndërkohë që sot i janë vënë prangat.

Të fundit