Flash News

KRYESORE

Vasili ia bën të qartë Ramës: Je i paligjshëm, shqiptarët do të luftojnë dhëmbë për dhëmbë

Vasili ia bën të qartë Ramës: Je i paligjshëm,

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, deklaroi se shqiptarët kurrë nuk do ta pranojnë ëndrrën e Edi Ramës, që synon të rikthejë monizmin në Shqipëri. Ai doli në konferencë për shtyp në përfundim të protestës së shtatë kombëtare të opozitës.

“Ata nuk e pranojnë monizmin e Edi Ramës, nuk pranojnë të jenë skllevër të Edi Ramës. Nuk mund të pranojnë të paguajnë qindra mln euro Rama shënoi orët e fundit të tij, ëndrra e tij është monizmi. Ka vetëm një parti s ka zgjedhje, po oligarkë, nuk ka shërbime. Ai sot u kthye në Lezhë, ku ka firmosur 300 mln euro grabitje. Ndaj shqiptarët janë me mijëra e jo vetëm nuk pakësohen po shtohen.”, tha Vasili.

Ai shtoi se Rama është zgjedhur në mënyrë të paligjshme.

“Shqiptarët nuk e duan monizmin, nuk pranojnë që Shqipëria të kthehet në kohën e partisë punës. Rama në çdo ditë është i paligjshëm, është zgjedhur në mënyrë të paligjshme. Shqiptarët kërkojnë pushet të ndershëm, do luftojnë dhëmbë për dhëmbë me kriminelët dhe kanë një kryekriminel në krye që quhet Edi Rama. Ndaj, mirënjohje pa fund për qytetarinë që treguar. Ashtu si sot akoma më shumë pa asnjë kompromis në protestën tjetër për t’i dhënë zgjidhje kësaj krize.”, deklaroi nënkryetari i LSI-së.

Të fundit