Flash News

KRYESORE

Vasili kërkon përballje direkte me Bashën: Luli, të pres në ‘tv’, shesh, a ku të duash

Vasili kërkon përballje direkte me Bashën: Luli, të pres

Pas deklaratave të forta që kreu i PD-së, Lulzim Basha bëri kundër LSI-së, ka reaguar kryetari i kësaj force politike, Petrit Vasili.

Vasili thekson se Basha është mosmirënjohës ndaj Berishës dhe Metës, ndërsa ka hequr dorë nga objektivi për kryeministër dhe president. Kreu i LSI është shprehur i gatshëm për t’u përballur me kryeopozitarin në televizion ose në shesh.

Reagimi i Petrit Vasilit:

I dashur Luli, nga Kruja, nën dehjen e hashashit, më zure dhe mua në gojë.

Mosmirënjohjen ndaj Berishës dhe Metës ta njoh mirë.

E di mirë edhe që ke hequr dorë nga objektivi yt dhe i PD-së për kryeministër dhe president.

Megjithatë, për të vërtetat e shpk-ve të tua dhe shumë të vërteta të tjera, që unë di nga takime shumë të rëndësishme, meqënëse edhe kandidati tjetër nuk po ta fishkëllen, edhe në respekt të demokratëve të pres të përballemi në tv, shesh a ku të duash.

Ky, Luli, është një shans edhe për ty.

Të fundit