Flash News

KRYESORE

Vasili këshillon Ramën: Më dëgjo se jam profesionist, ndiq shembullin e Gjermanisë

Vasili këshillon Ramën: Më dëgjo se jam profesionist, ndiq

Me anë të një video-mesazhi, Petrit Vasili i bëri thirrje Kryeministrit Edi Rama që të ndjek shembullin e Gjermanisë për luftën ndaj koronavirusit. Së pari, Vasili i quajti lajme inkurajuese të dhënat e fundit që vijnë nga Gjermania dhe Italia për koronavirusin. Ndërsa shtoi, se në Gjermani janë marrë tre hapa të rëndësishëm për të luftuar këtë sëmundje. Ai theksoi numrin e madh të testimeve, ka mobilizuar mjekun e familjes dhe ka lejuar që supermarketet dhe farmacitë të qëndrojnë hapur 24 orë. Këto hapa, sipas Vasilit duhet të ndiqen dhe nga Rama, me qëllim luftën e sëmundjes. Por, ai thotë se “qeveria është e paaftë” dhe nuk dëgjon profesionistët.

“Në Gjermani, lajmet që vijnë nga andej, janë inkurajuese. Lajm i dytë që vjen nga zona emblematike që është Italia, është se ulja e rasteve të reja është në rënie. Këto japin indikacione për të ardhmen e epidemisë. Në Shqipëri duhet të mësojmë nga eksperienca gjermane. Është shembullore dhe më efektive për kontrollin e pandemisë. Së pari, Gjermania ka siguruar testimin e gjerë dhe horizontal. Ka mobilizuar mjekun e familjes në vijën e parë. Dhe së treti ka zbatuar një regjim duke mbatjur hapur supermarketet apo farmacitë për 24 orë. Në Shqipëri, testimi është shumë i kufizuar dhe nuk jep mundësi për të përcaktuar prognozën e pandemisë.

Në Shqipëri, ndryshe nga Gjermania, ka vetëm një numër 127 për një problem siç është pandemia. Mjekët e familjes mund të ndihmojnë në identifikimin e rasteve të reja. Së treti, kufizimi i lëvizjes krijon grumbullime qytetarësh. Në Gjermani i mbajnë 24 orë hapur supermarketet. Qeveria shqiptare është e paaftë, kokëfortë dhe nuk dëgjon profesionistët. Po i kërkoj kryeministrit si profesionist: mos improvizo, shiko ata që janë të suksesshmë në këtë moment delikat. Gjermania është një shembull. Nuk po përdor 28 mijë shtretërit e terapisë intensive, por po përdor mjekun e familjes”, thotë Petrit Vasili.

https://www.facebook.com/petritvasil/videos/556777541610733/

Të fundit