Flash News

KRYESORE

Vasili: Kjo përgjegjësi do shoqërojë Ramën gjithë jetën. Kryeministri është kryefajtori

Vasili: Kjo përgjegjësi do shoqërojë Ramën gjithë

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili shprehet se Edi Ramën do e shoqëroj gjithë jetën përgjegjësia për drogën. Bazuar në atë që thotë Qendra Europiane e Varësisë së Drogërave, “Që Shqipëria është transformuar në një nyje të trafikut të heroinës", Vasili bën përgjegjës Edi Ramën.

Reagimi i Petrit Vasilit:

Pergjegjesia per drogen do ta shoqeroje kryeministrin gjithe jeten...

Qendra Europiane e Drogave dhe e Varësisë së Drogave (EMCDDA) flet shume qarte, "Qe Shqiperia eshte transformuar ne nje nyje te trafikut te heroines."

Kjo eshte tragjedia me e rende per Shqiperine per te cilen ka vetem nje pergjegjes; ai eshte kryeministri.

Jo vetem qe nuk e luftoi drogen, por e mbeshteti, e shfrytezoi, e perdori ate.

Ai eshte kryefajtori, qe PENGOI DREJTESINE, pengoi hetimin, ruajti e mbrojti imunitetin e atyre qe akuzoheshin nga prokuroria dhe partneret nderkombetare dhe kete e beri ne parlamentin shqiptar ne syte e gjithe botes.

Po Shqiperia eshte nyje trafikut te heroines. Kryeministri eshte autor i vetem dhe kryesor i saj dhe ai duhet te pergjigjet per kete.

Llogjet e tij kilometrike jane vetem devijim deshperues per t'i ikur kesaj pergjegjesie shume te rende, qe do ta shoqeroje gjithe jeten, po gjithe jeten ama...

 

Të fundit