Flash News

KRYESORE

Vasili: Kryeministri ka një provë për të kaluar, është prova e së mërkurës…

Vasili:  Kryeministri ka një provë për të kaluar,

Pas takimit të Ramës me Policinë e Shtetit, ka reaguar edhe kreu  i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili. Vasili tha se “Rama zgjodhi aparencën e Policisë së Shtetit, rripat e sigurimit dhe jo thelbin e saj. Kishte një inskenim të plotë, zgjodhi të ishte mbështetës pasiv e i dorëzuar para krimit. Kjo nuk është policia që shqiptarët duan. Kjo është një kthim të Shqipërisë në një narko – shtet që drejtohet nga një narko-trafikant. Ka prova të forta për të kaluar, por e mërkura ëshët prova e tij më e fortë. Të mërkurën ky kryeministër, ka një provë, shumë të qartë, të vendoset me krimin apo kundër tij, të vendoset në anën e ligjit, apo të antiligjit. Do jetë me parlamentin aktiv,  apo të do të mbulojë të vërtetën. Eshtë për reformën në djreëtsi,  po është thjesht lojë, demogagji.  Kryeministër bëj kujdes!”, tha Vasili.   

“Njëkohësisht do të doja dhe prisja nga ky kryeministër, frikacak, që të vinte të kërkonte vet që t’i heqej imunitetit dhe të vendosej para drejtësisë. Nuk e kuptoj vonesën e drejtësise, për të hetuar deklaratën e Ramës, që policia të flakte kapelet dhe të bëhej njësh me partinë. Kam shpresën që prokuroria nuk do t’i mbyll më sytë dhe do lëviz. Dhe është momenti për të lëvizur. Të mërkurën ky kryeministër ka një provë të qartë, të vendoset me krimin apo të vendoset me drejtësinë. Gjithçka ka bërë, gjithçka ka thënë janë fjalë”, tha Vasili.

Të fundit