All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Vasili: Kryeministri i paditur e çoi 270 vjet pas shëndetësinë

Vasili: Kryeministri i paditur e çoi 270 vjet pas
All - Paragraf - 1

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook,nënkryetari i LSI  Petrit Vasili ka reaguar ndaj urdhërit të fundit të kryeministrit për drejtorët e spitaleve.

All - Paragraf - 3

Ai shkruan se Rama e çoi 270 vjet pas shëndetësinë duke renditur 4 arsye."Fajtori i vetëm është kryeministri, i cili rrënoi shendetësinë me anti-strategjinë "të shkatërrojmë gjithçka në emër të shëndetësisë falas", megjithëse në shëndetësi e pati timonin vetë, që nga dita e parë"-shkruan Vasili.

 

Kryeministri i paditur e çoi 270 vjet pas shëndetësinë sepse:

1. Shpartalloi financimin e shëndetësisë me koncesionet.

2. Centralizoi në Ministrinë e Shëndetësisë të gjithë tenderat.

3. Centralizoi çdo emërim në Ministrinë e Shëndetësisë.

4. Dështoi totalisht me "shëndetësinë falas".

Shkatërroi çdo element të autonomisë spitalore me ndërgjegje të plotë.

Tani fajin ia paskan drejtorët, që i zhveshi nga çdo kompetencë.

Jo! Fajtori i vetëm është kryeministri, i cili rrënoi shendetësinë me anti-strategjinë "të shkatërrojmë gjithçka në emër të shëndetësisë falas", megjithëse në shëndetësi e pati timonin vetë, që nga dita e parë.

Po ky kryeministër, pse nuk e shkarkon veten?

Të fundit