Flash News

KRYESORE

Vasili: Mashtrimi, linjë sjelljeje dhe veprimi e kryeministrit

Vasili: Mashtrimi, linjë sjelljeje dhe veprimi e kryeministrit

Pas kreut të opozitës, Lulzim Basha, reagon edhe kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, akuzon Kryeministrin se nuk lodhet së genjyeri për drogën.

Duke iu referuar deklaratës së Ramës për luftën ndaj kanabisit, Vasili thotë se

“Kryeministri deklaronte qindra herë më parë, pa u skuqur hiç, që kishte asgjësuar 99% të drogës. Sot, Kryeministri tha që droga do të vazhdojë, por brenda vitit do zhdukë drogën?!Drejtori i Policisë thotë nuk e kapim drogën se nuk punojnë radarët, ndërsa Ministria e Mbrojtjes thotë që radarët punojnë”.

Për Vasilin, ky Kryeministër që drejton këtë anti-qeveri që vetëm mashtron, jo vetëm popullin por edhe veten, e bën këtë që ta inkurajoje drogën të vazhdojë, kriminalitetin që të ndjehet i pashqetësuar dhe që policia të jetë pjesë dhe jo në luftë pa kompromis me këtë situatë tepër të rëndë.

“Kryeministri vegjeton e bashkëjeton me situatën kriminale dhe rrënimin ekonomik. Mashtrimi, linjë sjelljeje dhe veprimi e kryeministrit”.

Sipas Vasilit, ka mungesë totale të rezultateve të qeverisë, por edhe vizionit të pamundur të Kryeministrit për shkak të shkollepakësisë së tij proverbiale.

Të fundit