Flash News

KRYESORE

Vasili në krah të Albin Kurtit: Kryeministri ynë tokën ia ka falur drogës

Vasili në krah të Albin Kurtit: Kryeministri ynë tokën ia ka

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili është përfshirë në debatin midis Albin Kurtit dhe Edi Ramës, për demarkacionin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi.

Vasili thotë se deputeti i ‘VV’-së është gjithmonë racional dhe i drejtpërdrejtë, por lodhet kot kur i drejtohet kryeministrit të Shqipërisë. Sipas Vasilit, Rama ia ka falur drogës tokën e Shqipërisë.

Reagimi:

Albin Kurti është gjithmonë racional dhe i drejtpërdrejtë, por lodhet kot që i drejtohet këtij kryeministrit të Shqipërisë për kufijtë e Kosovës.

Se ky kryeministri i Shqipërisë kur betohet dhe i thotë Albinit që medemek s'fal as detin, ka vetëm një gjë në kokë.

I dashur Albin, kryeministri ynë gjithë tokën ia ka falur mbjelljes së drogës, ndërsa detin bën sikur nuk e fal, se aty nuk mbillet drogë. Kaq e thjeshtë është.

Përplasja/ Albin Kurti: Mos u merr me demarkacionin, nuk kemi tokë për të falur. Edi Rama: Unë nuk fal as det, jo më tokë

Të fundit