Flash News

KRYESORE

Vasili nxjerr zbuluar Ramën: Këto janë 4 mashtrimet e programit!

Vasili nxjerr zbuluar Ramën: Këto janë 4 mashtrimet e programit!

Kreu i Grupit Parlamentr të LSI-së Petrit Vasili i ka renditur kryeministrit një sërë premtimesh të programit të qeverisë Rama, që sipas tij janë mashtrime.  

“Që t’i thuash mashtrues kur ai pa u skuqur fare gënjen edhe me shkrim, nuk është hedhje balte besoj”, shprehet ndër të tjera Vasili, i renditur njëmenjë të gjitha. 

REAGIMI I PLOTË I PETRIT VASILIT:

Kryeministri gënjeu keqas me programin e qeverisë.

Gjithmonë akuzon të gjithë dynjanë ky kryeministri ynë, se i bien më qafë, se i hedhin baltë, se nuk e kuptojnë.

Por, që t’i thuash mashtrues kur ai pa u skuqur fare gënjen edhe me shkrim, nuk është hedhje balte besoj.

Më konkretisht, në 25 qershor ky mashtruesi kryeministër premtonte:

  1. Krijimin e 220 mijë vendeve të reja të punës në mandatin e dytë.

    2. Që brenda mandatit të dytë, paga minimale do të arrijë 30 mijë lekë.

    3. Që norma e papunësisë të ulet për herë të parë nën nivelin dyshifror (8.2 përqind) pas më shumë se dy dekadash.

    4. Që do të kishte 25% rritje të të ardhurave të disponueshme të popullatës.

Këto ishin premtimet bubulluese në programin e tij “Shqipëria që duam”.

Në programin e qeverisë, që paraqiti para pak ditësh, na fliste edhe për qendrat historike të Rehovës, Thethit etj., por këto premtime gjigante i "harroi" brenda pak ditësh dhe nuk tha asnjë çerek fjale për to.

Ky është mashtrim i ligë dhe ofendues për çdo shqiptar, që ka respekt për veten.

Sa për kryeministrin; ky është rehat, se si shkollëpak që është mjafton t’i vënë ca faqe përpara, që boll të kenë dizajn të bukur dhe ky varda reciton duke djersitur e dihatur për të gënjyer sa më shumë e sa më fort.

 

Të fundit