Flash News

KRYESORE

Vasili opozitën e gushtit e bën duke recituar poezitë e Migjenit

Vasili opozitën e gushtit e bën duke recituar poezitë e Migjenit

Ish-kryetari i LSI, Petrit Vasili është ndër politikanët më aktiv në rrjetet sociale këto ditë të gushtit, duke i bërë opozitë qeverisë. Sot Vasili ka preferuar disa vargje të poetit të madh shqiptar, Migjenit, për të kritikuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

Reagimi i Petrit Vasilit:

Kjo është Shqipëria jonë sot nën peshën e indiferencës shtetërore dhe ecjen kuturu dhe pa drejtim drejt theqafjes. Deri kur kështu ma...thoshte Migjeni i madh.

Migjeni

Nën Flamujt E Melankolisë

Ne vendin tone

kudo valojne

flamujt e nje melankolie

te trishtueshme...

...dhe askush s'mund te thote

se ketu rron

nje popull qe nderton

dicka te re.

Aty ketu ne hijet

e flamujve

mund te shifet

nje mund, nje perpjekje

e madhe permbi vdekje

per te pjelle dicka te madhe,

per te qite ne drite nje xhind!

Por,(o ironi)

nga ajo perpjekje lind

vetem nje mi.

Dhe keshtu kjo komedi

na plas diellin e gazit,

nsa prej marazit

pelcasim.

Ne prakun e cdo banese

ku ka ndonj shenj jetese

valon nga nje flamur

melankolie te trishtueshme.

Të fundit