Flash News

KRYESORE

Vasili: Pas dy javësh do të dalin skandale të tjera

Vasili: Pas dy javësh do të dalin skandale të tjera

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasali, i ftuar në  “5 pyetje nga Babaramo” ka deklaruar se çështja e Tahirit është vetëm fillimi dhe se pas dy javësh do të ketë skandale të reja që lidhen me pastrimin e parave të pista, para që sipas tij janë depozituar në disa banka jashtë vendit. Këto informacione Vasili deklaron se i janë dhënë nga disa media të huaja, në mirëbesim se do të raportoheshin pa asnjë shtrembërim nga ana e tij.

“Do ketë ngjarje të reja pas dy javësh. Të lidhura me krimin dhe trafiqet, bëhet fjalë për para të transportuara. Para të cilat kanë lëvizur jashtë Shqipërisë, të cilat janë të gjitha para jo të pastra, janë para të pista nga trafiqet dhe korrupsioni”,- tha Vasili.

Të fundit