Flash News

KRYESORE

Vasili i “përvishet” Ramës: Parazitove 4 vite, tani u kujtove për Akademinë e Shkencave

Vasili i “përvishet” Ramës: Parazitove 4 vite, tani u

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili i është “përveshur” kryeministrit Edi Rama në lidhje me reagimet e tij për Akdeminë e Shkencave.

Rama ditën e djeshme kërcënoi me rrethim e nxjerrje nga godina nëse s’do të kishte reformim të Akademisë, por Vasili i drejtohet duke i thënë se kryeministri ka parazituar për 4 vite dhe tani kujtohet.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit:

Kryeministri parazitoi katër vjet, tani u kujtua për Akademinë e Shkencave.

Kryeministri i ri nuk po lodhet së diskredituari kryeministrin e vjetër të zgjedhur në 2013-n. Kryeministri i vjetër, si turist i thekur që ishte, nuk pati asnjë minutë kohë për të humbur me reformimin e Akademisë së Shkencave. S'pati asnjë minutë kohë as të lexonte çfarë sugjeroi komisioni i ngritur prej tij në 2013-n, për reformimin e akademisë.

Katër vjet vegjetoi kryeministri i vjetër dhe tani u ngrit ky kryeministri i ri dhe po i tregon vendin atij shkollëpaktit, që e la reformimin e akademisë në mes të udhës. Kryeministri u kujtua vetëm ditën e zgjedhjeve dhe e kërcënoi me rrethim, me nxjerrje nga godina dhe me heqje të parave.

Çdo shfajësim për këtë parazitizëm shtetëror kryeministror katërvjeçar është turp, vizion që urren shkencën dhe inkuizicion obskurantist mesjetar.

Të fundit