Flash News

KRYESORE

Vasili: Pse heshti për ditë të tëra Ministria e Brendshme për 863 mijë eurot?

Vasili: Pse heshti për ditë të tëra Ministria e Brendshme

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për kapjen nga policia të 863 mijë eurove të biznesmenit 25 vjeçar Orest Sota. Vasili ngre pyetjen se “përse heshti për ditë të tëra Ministria e Brendshme për 863 mijë eurot?”

Mirëpo, për këtë pyetje Vasili shprehet se ka një përgjigje tejet të qartë, kryeministri hesht përpara krimit dhe trafikantëve klientë të tij, duke u mbullur gojën të tjerëve për të mos folur për të.

 Reagimi i Petrit Vasilit:

Pse heshti(?!).....për ditë të tëra Ministria e

Brendshme për 863 mijë eurot?

Banditizmi u shfaq sheshit me 863 mije euro te pista neper makina, shto patentat e ish-ministrit etj....

Ngjarja u fsheh ne menyre te turpshme dhe mafioze per dite te tera nga policia.

Ministria e Brendshme heshti. Eshte pale?! Apo mbron pushtetin e kryeministrit dhe ish ministrit është duke shkelur ligjin? Ka presion qe te mos flase? Do vazhdoje te bashkjetoje me kete polici te kapur koke e kembe nga krimi? Duke mos folur, a mos ndihmon te fshihen provat?

Pergjigja e qarte dhe me veprime te forta e ketyre pyetjeve ndan perfundimisht se me kë eshte ministri dhe ministria e Brendshme me shqiptaret kunder krimit dhe trafikanteve apo me kryeministrin qe hesht perpara krimit dhe trafikanteve kliente te tij, si edhe u mbyll gojen te tjereve per te mos folur per te.

 

 

Të fundit