Flash News

KRYESORE

Vasili publikon dokumentet: Arta Marku i mbyll çështjen vetes me të njëjtin prokuror si Ramës

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, thotë se kryeprokurorja Arta Marku i mbylli çështjen vetes me të njëjtin prokuror si Ramës.

“I njëjti prokuror qe mbylli çështjen Edi Ramës për manipulimin dhe mashtrimin nëpërmjet ekspertizës së audiopërgjimit të Agron Xhafës mbylli sot me të njëjtin zell dhe shpejtësi edhe çështjen e Arta Markut e akuzuar për shpërdorim detyrë”, shkruan Vasili në rrjetin social Facebook teksa ka publikuar edhe dokumentet.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit

Arta Marku i mbyll ceshtjen vetes me te njejtin prokuror si Rames,CFARE TURPI..

Arta Marku i mbyll fët e fët ceshtjen vetes.

I njejti prokuror qe mbylli ceshtjen Edi Rames per manipulimin dhe mashtrimin nepermjet ekspertizes se audiopergjimit te Agron Xhafes mbylli sot me te njejtin zell dhe shpejtesi edhe ceshtjen e Arta Markut e akuzuar per shperdorim detyre.

Kjo eshte drejtesia e "re"e neveritshme,qe do te thote burg per te gjithe,me dhe pa te drejte dhe mbyllje e cdo zullumi me ligjin per kryeministrin dhe per kryeprokuroren, qe i sherben atij.

Keta i bejne qoka mbylljeje ceshtjesh njeri tjetrit dhe turpi eshte sheshit.

Kush e beson më kete drejtesi nuk ka me asnje respekt per veten.

Ja vendimi me i fundit qe i mbyll ceshtjen Arta Markut,

CFARE KOMEDIE.....E ZEZE...

Të fundit