Flash News

KRYESORE

Vasili: Qeveri boll me komente, plotëso kërkesat e studentëve!

Vasili: Qeveri boll me komente, plotëso kërkesat e studentëve!

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i ka kërkuar qeverisë që të lerë komentet por të plotësojë kërkesat e studentëve.

Vasili thotë se kërkesat shumë të drejta të studentëve janë aty teksa duke ju drejtuar qeverisë thekson se “kanë guxim e bëjnë moral këta të pacipë në qeveri, qofshin të shkarkuar e të ngarkuar nga kryemashtruesi i tyre!”.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit

Qeveri boll me komente,ploteso kerkesat e studenteve!!!

Kerkesat shume te drejta te studenteve jane aty.

Pse s'i zgjidhin,por bejne komente dhe dengla mashtruesish te rendomte ne FB?!

Per cfare ulen ne ato karrige apo vetem per te grabitur parate e njerezve te thjeshte?

Apo rendesi ka te grabisin 40 milion euro tek unaza e re dhe te lene qindra studente edhe me vetem me 4 ËC edhe pa uje,edhe nga 6 vete ne dhoma.

Ti lene edhe pa ndertesa,ti lene edhe pa libra,ti lene edhe pa ngrohje.

Edhe thone paturpesisht i kemi plotesuar kerkesat.

Edhe ZDF-ja gjermane e tregoi qarte se ç'kerkesa kane plotesuar.

Apo i ka mesuar ai i shkalluari,qe kane kryeminister se edhe ZDF- ja eshte kazan.

Si s'kane turp xhanem!!

Edhe kane guxim e bejne moral keta te pacipe ne qeveri, qofshin te shkarkuar e te ngarkuar nga kryemashtruesi i tyre!!!

Plotesoni kerkesat dhe mbyllni gojen!!!

Të fundit