Flash News

KRYESORE

Vasili: Qeveria po vepron si grup i strukturuar kriminal

Vasili: Qeveria po vepron si grup i strukturuar kriminal

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili në një prononcim për mediat pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar ka lëshuar akuza të forta në drejtim të qeverisë.

Vasili akuzoi qeverinë se u bë barrier për të mbrojtur Saimir Tahirin ndërsa e ka cilësuar shumicën si grup kriminal.

“Në rastin e diskutimit të imunitetit të ish-ministrit të Brendshëm tashmë barriera është e qartë. Kolaudojmë se ky ishte një qëndrim I një qeverie që funksionon si një grup i tërë kriminal, si një përfituese e drejtpërdrejte e kësaj veprimtarie kriminale”, deklaroi Vasili.

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së akuzoi mazhorancën edhe për pengesën sipas tij që po bën për të zbardhur çështjen e funksionimit të radarëve. “Në vijim është dhe pengesa që lidhur me funksionimin e radarëve. Kanë qenë nën përdorim dhe nën kontroll të duar të narkotrafikantëve. Kjo situatë mbështete gjerësisht nga qeveria. Ky grupi i organizuar vijon të terrorizoje vendit”, u shpreh Vasili.

Më tej, Vasili shprehu kritika edhe për projektbuxhetin e vitit 2018 të paraqitur nga qeveria duke lënë të kuptohet se vota se LSI-së do të jetë kundër.

Të fundit