Flash News

KRYESORE

Vasili: Rama është si “Beni ecën vetë”, ‘këndon’ nga frika

Vasili: Rama është si “Beni ecën vetë”,

Pas fjalës së Edi Ramës në komunikimin e javës ka reaguar dhe kreu i Grupit Parlamentarë të LSI-së, Petrit Vasili i cili e ka krahasuar Edi Ramën me personazhin e Beni të filmit shqiptar “Beni ecën vetë”, që sipas Vasilit ashtu si Beni i cili nga frika këndonte këngë partizane në pyll, ashtu edhe kryeministri fletë nga frikë.

Statusi i plotë:

Kryeministri flet ne frike, si Beni qe kendonte kenge partizane ne pyll.

Ky shkollepaku llomotit e grin fjale, qe nuk i kupton, lart e poshte dhe gjithe diten,ne konferenca facebookiste,ne Parlament,kur u hakerrehet gazetareve,kur flet per ekonomine imagjinare nga e cila s'kupton hicgje,kur shkreh njerin budallek pas tjetrit,kur i lemerisur voton kunder drejtesise per te mbrojtur drogen dhe trafikantet,kur i trembur per vdekje bene be qe nuk ka frike.

Mos humbni hic kohe qe ta degjoni gjithe kete logore halucinante te tij sepse a e dini pse e bene?

Do t’i jape kurajo vetes shkollepaku i trembur shume, ashtu si Beni i vogel tek filmi,qe nga frika kendonte kenge partizane kur ecte ne pyll.

Të fundit