Flash News

KRYESORE

Vasili: Rama do “mbytet” nga kazani i trafikantëve…

Vasili: Rama do “mbytet” nga kazani i trafikantëve…

Menjëherë pas fjalës së tij në parlament dhe deklaratës për shtyp të kryeministrit  Edi Rama, ka reaguar kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili.

“Kryeministrit në mes të kazanit të trafikantëve, as del dot, as shpëton dot, do mbytet…se i votoi,” shkruan Vasili në Facebook.

Kreu i qeverisë pak më herët i bëri thirrje opozitës të mos e kujtojë popullin shqiptar për budalla, pasi pasojat e këtij mendimi i ka vuajtur.

Kuvendi i Shqipërisë sot votoi me 75 vota pro dhe 60 kundër, duke rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e ish-ministrit Tahiri.

 

Të fundit