Flash News

KRYESORE

Vasili: Rama vazhdon grabitjen, më 8 korrik të çojmë deri në fund mesazhin e popullit

Vasili: Rama vazhdon grabitjen, më 8 korrik të çojmë deri

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili,ka akuzuar qeverinë Rama se po vazhdon që të grabisë shqiptarët.

Ai ka renditur aferat korruptive të qeverisë, të cilat kanë rënduar xhepat e shqiptarëve. Në një konferencë për shtyp, Vasili ka ftuar shqiptarët që të dalin në protestë më 8 korrik, për të çuar deri në fund mesazhin popullit.

“FMN në 1 korrik ka bërë raportin për Shqipërinë ku tregon qartë dhe vë gishtin në plagë që me borxhin e tmerrshëm publik dhe atë të fshehur, pra të padeklaruar. Kjo qeveri vjedh vetëm në një segment rrugë, siç është Milot-Balldren, plot 180 milion euro. Për çdo shqiptar që do të më kuptojë më qartë, vetë qeveria kishte planifikuar ta ndërtonte këtë rrugë me fondet e saja dhe sipas parashikimeve të qeverisë kjo do të kushtonte 100-102 milionë euro. Pasi e japin me koncesion e PPP, rruga me të gjitha interesat e me gjithçka deri në likuidimin e saj, shkon deri në 290 milionë euro. Pra 190 milionë euro të nderuar qytetarë në një rrugë që lidh dy segmente fundore.

Po e njëjta gjë ndodh me rrugën Orikum-Dukat. Një rrugë fushore ku shtimi i një segmenti anësor rruge do t’i kushtojë xhepave të shqiptarëve 70 e ca milionë euro.. 40 milionë euro në Unazën e Re u përgatitën për t’u grabitur dhe kilometri i rrugës arrit deri në 19-20 milionë euro. Sot kusarët e qeverisë për të shpëtuar nga përgjegjësitë, nga të cilat sigurisht nuk shpëtojnë dot, kanë thirrur në ndihmë edhe Parlamentin.

Në 8 korrik ne jemi thirrur që të marrim pjesë, pra ti japim vijim aksionit tonë për dhënë të kuptuar që refuzuam për të mos u pajtuar dhe jemi gati për të marrë fatet e vendit në dorë. 85% duhet te marrim pjesë 95% në këtë takim tonë të përbashkët në mënyrë që ta finalizojmë aksionin pasi kusarët nuk mund të qëndrojnë dot më pasi asnjë shpotar nuk mund të paguajë më një centimetër asfalt më shtrenjtë se një centimetër flori”, tha Vasili për mediet.

Më 8 korrik, në orën 20:00 opozita do të zhvillojë një protestë kundër qeverisë Rama.

Të fundit