Flash News

KRYESORE

Vasili: Standardi i vërtetë i Ramës është vetëm një, alibia e çdo lloji llumi

Vasili: Standardi i vërtetë i Ramës është vetëm

Përmes një statusi në “Facebook”, kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili nuk i ka kursyer akuzat në drejtim të kryeministrit, ndërsa shprehet se Rama është i sinqertë vetëm kur gënjen.

Vasili risjell në vëmendje një deklaratë të Ramës kur ishte në opozitë në 6 nëntor 2011, gjatë së cilës  fliste për krimin dhe korrupsionin dhe bën krahasimin se si po vepron Rama tani që është në pushtet.

“Mos e besoni kurrë. Ai ështe thjesht një hipokrit dhe gënjeshtar”, shprehet Vasili.

Statusi i plotë:

Edi Rama është i sinqertë vetëm kur gënjen!!!

Dikur 7 vjet më parë në opozitë, Edi Rama shprazte fishekzjarre dënglash dhe hipokrizie morali me tonelata.

Në kongresin e Partisë Socialiste në 6 nëntor 2011 ja ç’thoshte pacipësisht dhe me ze të lartë:

“Pa etikën e lartë të përfaqësimit, që na distancon qartë nga pazari i gjësë së gjallë së politikës së vjetër, ku valon korrupsioni e korruptimi i shpirtrave të dobët dhe i mendjeve të cekëta, ne s’mund ta ngjisim dot Shqipërinë në majën ku duam”.

Po sot?

Sot standarti i vërtetë i Edi Ramës është vetëm një: Alibia e çdo lloji llumi qoftë ky përdhunim,krim,trafik drogë etj etj.

Ky është standarti që mbrojti Elvis Roshin,Saimir Tahirin,Agron Xhafën dhe së fundi përdhunuesit e Fushë Krujës, e plot e plot të tjerë kryetar bashkie,drejtorë e nëpunës të lartë.

Ndaj mos e besoni kurrë.Ai është thjesht një hipokrit dhe gënjeshtar.Cdo fjalë e tij është vetëm e kundërta e asaj që thotë.

Edi Rama është i sinqertë vetëm kur gënjen…..

Të fundit