Flash News

KRYESORE

Vasili sulmon ashpër Ramën: Po përdor diplomaci koreano-veriore, situata e rikthimit të vizave serioze

Vasili sulmon ashpër Ramën: Po përdor diplomaci koreano-veriore,

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama lidhur me çështjen e rikthimit të vizave.

Përmes një statsusi në “Facebook” Vasili akuzon Ramës se po përdor diplomaci koreano-veriore teksa thekson se çështja e rikthimit të vizave është serioze.

"Ambasadorja shqiptare në Holandë demostroi "kurajo" për të dezinformuar dhe një standard koreano-verior informimi, që të tillë nuk e kanë patur as ambasadorët në kohën e Partisë së Punës. Kjo diplomaci koreano-veriore i duhet shkollëpaktit, kryeministrit tonë" shkruan Vasili.

Statusi i Vasilit:

Diplomacia koreano-veriore e kryeministrit.

Gazeta holandeze 'De Telegraaf" kthjellon gjithçka dhe situata lidhur me vizat është serioze.

Ndërsa ambasadorja shqiptare në Holandë demostroi "kurajo" për të dezinformuar dhe një standard koreano-verior informimi, që të tillë nuk e kanë patur as ambasadorët në kohën e Partisë së Punës.

Kjo diplomaci koreano-veriore i duhet shkollëpaktit, kryeministrit tonë. Në fund të fundit kaq kupton...Për të shqiptarët janë të fundit dhe ai punët (...) e tij i ka fjollë.

 

Të fundit