Flash News

KRYESORE

Vasili sulmon Gjonajn: Zero rol në Reformën në drejtësi, e akuzuar për 4 vepra penale

Vasili sulmon Gjonajn: Zero rol në Reformën në drejtësi, e

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili me anë të një statusi në Facebook, akuzon ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonajn se nuk ka asnjë rol në Reformën në Drejtësi, por vetëm rol si falsifikatore.

Sipas Vasilit, drejtësia duhet të fillojë së pari nga ministrja e pastaj të qytetarët e thjeshtë.

Ai përmend edhe opinionin e Komisionit të Venecias, duke e cituar: Ministri i Drejtësisë nuk duhet të ketë karrige në gjykatën disiplinore

Postimi i nënkryetarit të LSI:

Etilda zero rol ne Reformen ne Drejtesi, por rol kryesor si falsifikatore!

Etilda, pra Ministria e Drejtesise, ka zero rol ne Reformen ne Drejtesi.

Zero eshte roli i Ministrise se Drejtesise dhe ky zero rol eshte percaktuar qarte ne te gjitha ligjet e Reformes ne Drejtesi.

Keto ligje te cilet jane te shkruar ne shqip dhe Anglisht… mund ti lexojne pa problem edhe shqiptaret edhe nderkombetaret bile edhe ambasadoret…!!

Komisioni i Venecias ka qene asgjesues ne opinionin e tij per Reformen ne Drejtesi dhe kerkonte prere qe Ministria e Drejtesise te mos kishte asnje karrige ne qeverisjen e gjyqesorit dhe ne asnje nga institucionet e reja te gjyqesorit.

Ja çfare thoshte Komisioni i Venecias:

“Roli i ministrit të Drejtësisë në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë dhe në Këshillin e Lartë Gjyqësor duhet të rishikohet, në mënyrë që të shmangë konfliktin e mundshëm të interesit.

Rregullimet duhet të rishqyrtohen për të hequr konfliktin e mundshëm të interesit.

Ministri i Drejtësisë nuk duhet të ketë karrige në gjykatën disiplinore”, theksonte Komisioni i Venecias.

Ndersa si super falsifikatore ne funksion te rrembimit te Gjykates Kushtetuese Etilda ka vertet rol kryesor. Falsifikimet e saj jane jo vetem shume te renda,por njeherazi edhe shume te trasha.

Dokumentet flagrante te falsifikimit kriminal, per rrembimin e kompetencave te Presidentit per Gjykaten Kushtetuese, i njeh dhe i di edhe shqiptari me i fundit. Ndaj mbi Etilden rendojne 4 vepra penale, per te cilat ajo eshte e kallezuar ne SPAK.

Çdo alibi e mbeshtetje per falsifikatoren e qeverise ne emer te reformes ne drejtesi eshte asgjesimi i qellimit te vete reformes, per drejtesi te barabarte per te gjithe duke filluar nga ministri e deri tek qytetari me i thjeshte.

Të fundit