Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Vasili thirrje Ruçit: Ndal kriminalizimin dhe delegjitimimin e Kuvendit
Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili i bën thirrje kryeparlamentarit Gramoz Ruçi që të ndalë kriminalizimin dhe delegjitimimin e Kuvendit. Vasili e konsideron antikushtetues votimin e Ligjit për Teatrin në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese.
Reagimi i Vasilit:
Ligji i teatrit dhe votimi antikushtetues ne Komisionin e Veprimtarive Prodhuese eshte fundi i parlamentit.
Gramoz Ruçi ka shansin e fundit per te mos lejuar germadhen e parlamentit,qe te shembet krejtesisht.
Degjenerimi kushtetues dhe procedurial i parlamentit eshte nje realitet,qe asgjeson Republiken Parlamentare dhe e zhyt vendin ne kaos politik.
Hajduteria histerike nuk po duron dot qe te vjedhe sa me pare token e teatrit.
Gramoz Ruçi ka pergjegjesi kushtetuese te renda dhe duhet te ndale menjehere kete puç te konsumuar diten per diell per te mos u bere ortak i hapur me hajdutet.
Ai eshte kryetar i kuvendit te te gjithe popullit dhe jo avokat i kusareve.
Dekreti i presidentit ne se votohet pro e kthen ligjin per ripunim ne kuvend,per tu riparaqitur perseri me ndryshimet qe do te propozohen t'i behen .Kjo eshte kaq e qarte sa s'behet.
Padurimi i hajduteve te qeverise,qe mezi presin te fusin prenë ne dore,token e teatrit per ta shqyer kerkon te shqyeje dhe Kushtetuten dhe Parlamentit.
Ruçi ka detyren dhe pergjegjesine t'i ndale ne te kundert edhe ai eshte bashkepergjegjes,ortakdhe perfitues ne kete vjedhje gjigande dhe do te marre persiper pasojat per delegjitimimim e Parlamentit dhe zhytjen e tij ne kaos.