Flash News

KRYESORE

Vasili: VOA e certifikoi si hajdut votash, në zgjedhje pa Edi Ramën

Vasili: VOA e certifikoi si hajdut votash, në zgjedhje pa Edi Ramën

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili në një intervistë për Report Tv është shprehur se tashmë që "Zëri i Amerkiës" e certifikoi kryeministrin Edi Rama si hajdut votash, do të futen në zgjedhje lokale pa të.

Sipas tij, Edi Rama nuk mund të qeverisë kurrë më zgjedhje në Shqipëri.

“Kjo bindje nuk vetëm bindja ime, është bindja juaj metaforikisht, pra e opinionit shqiptar pasi kanë dëgjuar qartësisht jo nga ne por nga një burim tërësisht objektiv që vjen nga SHBA, për fat të keq dhe media e DASH u quajt kazan. Që provoi ashiqare sesi vota e shqiptarëve është shitur, është blerë nga kriminelët në tavolinë. Inspiruesi në krye të gjithë kësaj kupole, ai që shtrëngon fort dhe Kryetarin e Bashkisë së Durrësit që e mori vesh gjithë Shqipëria se çfarë bënte dhe aradhe të tjerë personash, ministrash e deputetesh që janë sot në qeveri, të cilët ishin pjesë e një mekanizmi kriminal”, tha Vasili.

Më tej ai shtoi se kurrën e kurrës nuk mund të pranojë dot më asnjë shqiptar “që ky hajdut zgjedhjesh të qeverisë zgjedhjet”. Sipas Vasilit, kjo do ishte fundi i krenarisë minimale individuale për çdo shqiptar.

“Nuk mund të prodhohen ekuilibra politikë me një kryehajdut zgjedhjesh”, u shpreh kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së.

Të fundit