Flash News

KRYESORE

Vasjari: Jam pesimist, teoria e bumit ekonomik doli një flluskë

Vasjari: Jam pesimist, teoria e bumit ekonomik doli një flluskë

Analisti Arjan Vasjari mendon se tërmeti i 26 nëntorit tregoi anën e vërtetë të kapitalizmit në vend, i trukuar dhe antinjerëzor. Ai shtoi se në këtë histori tragjike, nuk ka fitimtarë.

“Tërmeti zbuloi kapitalizmin tonë të trukuar, tërmeti zbuloi kapitalizmin tonë antihuman. Tërmeti zbuloi dështimin e politikës lokale dhe qendrore. Tërmeti ndodhi në qendër të Shqipërisë në Tiranë dhe Durrës, imagjinoje po të kishte rënë në Tropojë ose në Tepelenë.

Kjo sepse në Tiranë e Durrës ka njëfarë kontrolli, por në rrethe me siguri është më keq. Teoria e brom-it ekonomik ishte një flluskë. Nuk shoh fitimtarë në këtë histori tragjike. Me dëmet politike do ndeshemi shumë gjatë.”, tha ai në “Real Story” në “News 24”.

Vasjari shtoi se nuk do të zgjidhen kollaj pasojat e këtij tërmeti.

“Mua më duket e tmerrshme që mbi tërmetin ka debate politike. Politika jonë e ka bërë kapitalizmin antihuman. Jam pesimist në këtë dëshpërim të madh që na ka kapur të gjithëve”.

Të fundit