Flash News

KRYESORE

Vasjari: Nëse kryebashkiaku ka konsumuar drogë, PS të mbajë përgjegjësitë e saj

Vasjari: Nëse kryebashkiaku ka konsumuar drogë, PS të mbajë

Analisti Arjan Vasjari komenton videon e publikuar ku mendohet se kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla ka konsumuar drogë dhe thotë se PS-ja duhet që të mbajë përgjegjësitë e saj, nëse provohet që kryebashkiaku ka pirë kokainë pas marrjes së detyrës. Zgjidhja e vetme për Vasjarin janë zgjedhjet lokale dhe ato qendrore.

“ Që Shqipëria ka një problem të madh lidhur me infiltrimin e krimit në jetën politike, kjo nuk vihet në diskutim nga asnjë. Unë them që mos ta lë pa emër se çka ka ndodhur, unë them se lajmi nuk është me që një zyrtar i PS ka thithur drogë. Për mua lajmi është vet PS. Është vet PS pasi rastet e zyrtarëve në legjislaturën e kaluar, kryetarë bashkish, dalin me një profil problematik ligjor. Kjo ngre pyetjen mbi PS si strukturë. Nëse ky zotëri e ka thithur drogën pas zgjedhjeve, sigurisht që përgjegjësia e tij është personale. Se Rama s’do ruajë se mos një kryetar bashkie i tij pinte kokaine.

Nëse vërtetohet që ai ka konsumuar drogë, nëse është i zgjedhur i PS, atëherë unë them se jemi në rrethana tipike se shumë rastësi përbëjnë domosdoshmëri. Më kanë thënë që ka dhe të tjerë, madje me thonë për një që është i rëndësishëm. Nuk do doja që të degradonim sistemin politik ne një sistem qe do të përligjtë, qe kriminalizimi ka kapur çdo qelizë. PS ka në dorë që të na ndihmojë. S’ka alternativi tjetër, shkuarje drejt zgjedhjeve lokale dhe të përgjithshme.”, tha Vasjari në emisionin “Real Story” në News 24.

Të fundit