Flash News

KRYESORE

Vasjari sqaron përse presidenti duhet që të pranojë Komisionin e Venecias

Vasjari sqaron përse presidenti duhet që të pranojë

Analisti Arjan Vasjari mendon se presidenti Ilir Meta duhet të ishte i pari që të pranonte opinionin e Komisionit të Venecias në rastin e ngërçit kushtetues. Ai kujton se ishte pikërisht ky komision që i tha shumicës se presidenti nuk ka kryer shkelje të rënda me dekretin e 30 qershorit sa për t’u shkarkuar.

Por ai shton se aq e madhe është kriza në vend, sa nuk mund ta zgjidhë asnjë autor nga jashtë.

“Pikëpyetje mbi Komisionin e Venecias mund të ngrenë ose nëse ai është i paaftë, ose nëse është i njëanshëm. Shqipëria është shteti, ku Komisioni i Venecias është investuar më shumë. Pra, nëse ka një institucion ndërkombëtar që e njeh më shumë, është pikërisht Venecia. Unë nuk mendoj se Komisioni i Venecias është i paaftë dhe as i njëanshëm. Meta duhet të ishte i pari që të pranonte, sepse ishte Venecia që i tha mazhorancës se ai nuk ka bërë shkelje të rëndë për t’u shkarkuar.

Thelbi është që ne kemi hyrë në një krizë të tillë, që nuk na e zgjidh kush. I gjithë faktori ndërkombëtar e konsideron Reformën në Drejtësi të suksesshme, që do të thotë ose do të tejkalohet një qasje pararevolucionare që kanë faktorët politikë në raport me krizën, ose do shkojmë drejt skenarit, ku një nga palët do të asgjësohet, sepse ne nuk mund të kemi më një zgjidhje kushtetuese të problemit.”, tha Vasjari në “Real Story” në News 24.

Të fundit