Flash News

KRYESORE

Vasjari vë në pikëpyetje humanizmin e kryeministrit

Vasjari vë në pikëpyetje humanizmin e kryeministrit

Analisti Arian Vasjari vë në dyshimin humanizmin e kryeministrit Edi Rama, i cili takon personat të cilët kanë humbur familjarët pas tërmetit të 26 nëntorit. Ai shprehet në “Real Story” se kryeministri e sheh median si një ushqim që mund t’i garantojë atij pushtetin sa më gjatë

“Rama beson te pushteti absolut i pas-medias. Rama e sheh median si një ushqim që mund t’i garantoj atij pushtetin sa më gjatë. Mua s’më shqetëson populizmi i tij, por më shqetëson fakti që kryeministri përpiqet që të instrumentalizojë sentimentin, sidomos sentimentin e masës.

Ai po tenton ta bëjë në periudhë kaosi a tërmeti e kam idenë se është një karakteristikë të liderëve totalitarë. Rama bën politikën, bën lajmin, por edhe e shpërndan lajmin. Do parapëlqeja një kryeministër që të ndërpriste komunikimin me njerëzit që janë në zi. Është një spekulim që në terma elektoralë dhe po ashtu më ngre pikëpyetje për humanizmin e tij”, u shpreh Vasjari.

Të fundit